Një 21-vjeçare shqiptare është bërë kryefjalë në Greqi, për shkak të marrëdhënies së saj me një 26 vjeçar grek.

E reja është dënuar tashmë me 8 muaj burg për shkak të sulmeve të dhunshme që ajo i ka bërë disa herë 26-vjeçarit. Sipas mediave vendase, e reja nuk pranonte ndarjen me shtetasin grek dhe për këtë arsye kishte nisur ta kërcënonte atë.

26-vjeçari ka pohuar në gjykatë se që nga shkurti i 2023-ës ai ka dalë herë pas here me 21-vjeçaren që jeton në Rodos me babain e saj, por nuk kishin pasur një lidhje. Sipas tij në vitin 2018, ajo ishte shtruar në një klinikë psikiatrike dhe merrte mjekim.Sipas deklaratës së tij, 21-vjeçarja shqiptare e kishte kërcënuar gjithashtu se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën.

Në korrik, kur ai i shprehu dëshirën për të shkëputur marrëdhënien, ajo filloi ta kërcënonte atë dhe familjen e tij. Sipas 26-vjeçarit, vajza e kërcënoi se do i digjte shtëpinë dhe makinën e tij dhe do e dërgonte në spital, nëse do e shihte me një vajzë tjetër.

Në gusht, teksa vazhdonte kërcënimet, i riu u takua me 21-vjeçaren që t’i kërkonte të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, por ajo e priste me një shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi. Djali u shmang dhe shkopi u përplas mbi makinën.

Më 18 shtator, në mëngjes kur i riu doli nga shtëpia e të atit për të shkuar në punë, u përball me vajzën e cila filloi ta kërcënonte se do e bënte për spital dhe se do hidhte bomba molotov në shtëpinë e tij. Më pas ajo e gjuajti me shuplakë dhe e rrëzoi motorin e tij.

Në këtë moment djali ka lajmëruar policinë, të cilët e kanë arrestuar vajzën.