Kinë- Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një restorant në Kinë, ku një bretkosë nuk është gatuar mirë, siç duket, dhe ka ikur nga pjata.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin Chengdu, teksa bretkosa pa kokë është hedhur nga pjata në të cilën ishte servirur dhe është larguar.

Pjata e porositur nga klienti kishte një bretkosë dhe speca djegës. Bretkosës iu pre koka dhe u gatua, ose kështu u mendua derisa ajo u arratis nga pjata.

Ndërsa pjata ishte në tavolinë, bretkosa filloi të lëvizte papritur dhe pak sekonda më vonë filloi arratisja e madhe.

Videoja u postua nga vet klienti dhe u bë virale në TikTok.