TIRANË- Vrasja e dyfishtë brenda familjes Sinani tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Rreth orës 4 të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani, i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani rreth 37 vjeçe, e më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.
Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.
Bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë.





