Që Luiz Ejlli është personazhi më i ndjekur dhe më i komentuar i momentin, nuk ka asnjë dyshim. Por përveçse një personazh i ndjekur, Luizi është kthyer edhe në frymëzim për shumë të rinj që e ndjekin.

Ndikimi i Luizit shkon deri aty sa djemtë ka nisur të frymëzohen nga stili i tij dhe të ndryshojnë ‘look-un’ e tyre, për t’i ngjarë Luizit.

Videoja e këtij të riu po bëhet virale në rrjet, pikërisht prej Luizit. I riu ka vendosur të ndryshojë stilin e flokëve duke i lyer si Luizi.

Kujtojmë se “Vëllai i Madh” ka dënuar Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin. Që nga ky moment deri në një vendim të dytë as njëri as tjetri nuk do të kenë buxhet personal.

Që do të thotë që edhe për cigare dhe ushqim do të jenë “në dorë” të banorëve të tjerë. Dyshja u dënuan pasi gjatë javës diskutuan mbi personat që duhet të nominojnë gjë që është e ndaluar në formatin “Big Brother”.

Këtë vendim Olta dhe Luizi nuk e pritën shumë keq, përpos merakut të “cigareve” të Luizit. Por, edhe kjo sikur u zgjidh pasi banorët u shprehen se ai ka cigare të fshehura në shtëpi.

Edhe për banorët e tjerë buxheti nga prova e javës do të jetë 50%, pasi nuk e zhvilluan sic duhet përkujdesjen për bebin kukull.

IMG_3547