Briken Sanaj është qëlluar në sy të shokëve të tij. E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.
Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Kur pikërisht në atë moment, ka thyer traun mjeti tip Audi. Nga dritarja është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij ata që e dërguan në spital.
Por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar dy shokët e tij.
Ndërkohë një makinë e markës “Benz” u gjend e djegur në Kashar.