Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. • Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim. • Zjarri në Senice të Delvinës është ndër zjarret problematik pasi përveç djegies së bimësisë ka shkrumbuar edhe banesa në zonë. • Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. • “Viktimë” e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e “Shën Dhimitrif” e cila është djegur. • Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli ka deklaruar se situata është kritike ndërsa prioritet është shpëtimi i banorëve. • Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë për shkak të rrezikut nga zjarret. • Mësohet se evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. • Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci teksa po punonte me ekipin e tij dhe zjarrfikësit për fikjen e flakëve në Delvinë ka pësuar djegie në trup. • Mësohet se Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. • Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të shkallës së lëndimit është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. • I lënduar ka mbetur edhe shefi i krimeve te komisariatit të Delvinës, Joni Lame. Troci ka pësuar djegie në trup ndërsa Lame ka patur probleme me frymë marrjen pasi është asfiksuar nga tymi. • Edhe zatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë në Malin e Dejës vijojnë të jenë ende aktive. • Zjarri prej 20 ditësh ka marrë “pushtetin” e zonës ndërsa autoritet nuk kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët të cilat vijojnë të djegin hapësira të mëdha. • Situata është kritike ndërsaderi më tani ka djegur më shumë se 400 hektarë pyje. • Dëmet më të mëdha janë në fshatrat Gurë Lurë, Zall Gjoçaj dhe Mas Dejë. • Terreni i thyer ka sjellë që të ketë vështirësi edhe në ndërhyrjen nga ajri pasi nga tymi mund të rrezikohet jeta e pilotit.
Home Lajmi-Fundit Situatë alarmante nga zjarret në jug, digjen shtëpi, evakuohen banorë, pësojnë djegie...





