Rithemelimi ka zhvilluar ditën e djeshme primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt.

Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe përkëtë arsye gara shkon në raundin 2.

Nuk do të mungojë shiu dhe vranësirat!/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Dollari vijon rënien, rritet Euro/ Këmbimi valutor, me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Horoskopi për ditën e sotme, 5 dhjetor 2022

Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të renditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani. Kandidatët e tjerë ishin të gjithë për t’u harruar.

Numri total i votave:

Belind Këlliçi 4040 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Gerti Bogdani 1819 vota