Kryeministri Edi Rama akuzoi kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Nga Gjirokastra, ku ndezi edhe njëherë motorin e fushatës për zgjedhjet lokale 2023, Rama tha se sindikata drejtohet nga anëtar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve. Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmonm Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK.
“Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni dhe ju dhe vini ndonjë zjarr. Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë.
Jo për t’ju bërë vetting, Këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë. Po t’i qanin hallin të tjerëve do thoni janë mjaftueshëm se janë më shumë se zjarrfikësit që hidhen në zjarr çdo vit e më shumë. Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet në foltore. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave dhe spiunëve dhe non gratave.
Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po shantazhojmë. Kush po i shantazhon këto?! Shantazh bëhet këtu nga mediar kundër qeverisë. Asnjë pakt nuk ka me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Ne do bëjmë punën tonë. Nuk bëjmë pakte pas shpinës tuaj”, deklaroi Rama.