GREQI- Detaje të reja po zbardhen në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari vrau me armë gjahu kunatin e tij, Erjon Pelivanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak kohë pasi vajza 18-vjeçare e 50-vjeçarit i ka rrëfyer të atit se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës që nga mosha 9-vjeçare.
Pas rrëfimit të historisë së 18-vjeçares Tarellari i ka thëne se do ta zgjidhte ai si problem.
“Do ta zgjidh unë!,” mësohet të ketë thënë babai i 18-vjeçares. Vajza përveç se ishte përdhunuar që nga mosha 9-vjeçare pas moshës 2-vjeçare i ishin shtuar edhe shantazhet nga 33-vjeçari i cili e kishte kërcënuar se do të publikonte pamjet te saj gjatë pahijshme. Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte videot që kishte filmuar.
Denoncimi për përdhunimin është bërë në qershor 2022 në departamentin e sigurisë Pylaia – Hortiatis. Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Ndërsa me gruan e dytë ai ka një fëmijë. Martesa e dytë kishte ardhur pas ndërrimit nga jeta të nënës së 18-vjeçares.





