Rasti tragjik u regjistrua në Angli. Një studente 21-vjeçare u vetëhodh nga ballkoni i saj në Angli, pasi i dashuri e kërcënoi se do t’i dërgonte një video porno në shenjë hakmarrjeje familjes së saj. Gjykata e Westminster Coroner tha se Damilya Jussipaliyeva, nga Kazakistani, ishte duke studiuar për “Menaxhim Global” në Universitetin Regent në Londër përpara se të vdiste.

Thuhet se ajo ka qenë në një lidhje me një student tjetër të identifikuar si Alessio Bianchi,26 vjeç. Ndërkohë, motra e të ndjerës Ainel Jussipaliyeva tha sot për mediat e huaja:

Ajo kishte marrëdhënie të mira me ne. Ajo ishte një person që qeshte gjatë gjithë kohës. Na bënte për të qeshur. Ishte një person ambicioz, plani i saj ishte të mbaronte universitetin dhe të qëndronte në Londër për të gjetur një punë. Kur mbërriti në Londër, më tha se ky ishte “vendi i saj” dhe se më në fund gjeti vendin ku donte të jetonte.

Ajo i tha gjykatës se besonte se marrëdhënia e Damilya dhe Bianchi ishte “toksike” dhe kur Damilya u nda me të në mars të vitit 2017, ajo dukej më e lumtur. Megjithatë, në maj të atij viti ajo u bashkua sërish me italianin e lindur në Arabinë Saudite gjë që shkaktoi edhe një zënkë mes motrave.

“Ajo thjesht ndryshoi shumë brenda disa javësh. Gjatë ndarjes ajo ishte e lumtur dhe më telefononte gjatë gjithë kohës, më dërgonte mesazhe dhe bënte shaka si zakonisht. Kur ajo u lidh sërish me atë kuptova se ishte shumë e vrazhdë. Ajo ishte e stresuar dhe jo në humor. Dhe ishte e vështirë të flisje me të.”-tha ndër të tjera motra e të ndjerës.

Bianchi u dënua me burgim me kusht në 2018 pasi më herët pranoi kërcënimin që i bëri 21-vjeçares për publikimin e një videoje pornografike një ditë para se ajo të vetëhidhej nga ballkoni.

E pyetur nëse dinte për videon porno hakmarrëse, Ainel tha: “Jo, e mora vesh pas vdekjes së saj. Ne jemi myslimanë, por nuk e praktikojmë fenë dhe nuk jemi aq të rreptë saqë të kemi jetë seksuale vetëm pas martesës.”