Stuhitë e dëborës kanë zbardhur veriun dhe verilindjen e vendit.
Reshje dëbore kanë përfshirë Dibrën, që nga ora 4 e mëngjesit.
Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.
Rruga Peshkopi – Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.
Baypasi i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.
https://youtu.be/rmRuWgzOwKA




