TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka hedhur akuza të forta sot drejt qeverisë sa i përket sulmeve kibernetike të ndodhura në vend. Meta u shpreh se ky nuk është një sulm i kryer nga hakerat iranianë por është një goditje e kryer nga brenda.

Deklaratat kreu i PL-së i bëri duke folur emisionin “Publikisht” në RTSH ku u shpreh se ende dëmi i sulmeve mbetet i panjohur.

Ilir Meta: Thirrja e Rames ndaj bankave per t’u bere pjese e sistemit te hakeruar te E-Albania eshte shume e rende, kur e dinte se sistemi ishte goditur. Sistemi TIMS eshte goditur nga brenda. Nuk eshte goditur nga jashte. Keto kohe jane shtuar udhetimet per ne Dubai ndërkohë demi eshte i madh dhe eshte ende i panjohur.