Një incident është regjistruar dje në Beograd.
Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.
Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.
Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi kur serbët e Veriut të Mitrovicës e pritën me sulme zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.