Mbrëmjen e sotme në Delvinë, një 12-vjeçar është sulmuar nga 6 qen. Fëmija është transportuar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji.
I mituri me iniciale Sh. H, është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan.





