TIRANË- Stresi i ka hedhur përfundimisht poshtë zërat se është bashkuar me Kejsin, madje duket se ka hedhur ‘thumba’.

I pranishëm në koncertin “Alpha Show” të reperit Noizy, Stresi u pyet nga gazetarët për look-un e tij. Përgjigjia e tij pikante bëri që të gjithë të mendonim që ky ishte një “thumb” për Kejsin.

“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet.

Dyshja rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre kohët e fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që dukej si dedikim për (ish) partneren. Ndërkohë që Kejsi publiko një video në instastory pikërisht me këtë këngë që bëri lëmsh fansat e dyshes që gjithmonë di të jetë në qendër të vëmendjes.