VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Nartë të Vlorës. Një taksi është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 6 persona, ndërsa mësohet se në mesin e të lënduarve janë dhe 2 fëmijë të moshës 13-vjeçare.
Mësohet se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje.




