Talibanët derdhin 3 mijë litra alkool në një kanal në afërsi të kabulit.
Inteligjenca afgane e ka argumentuar këtë si një përpjekje për të eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i Talibanëve, të cilët theksojnë se “muslimanët duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”, shkruan The Guardian.
Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar.
“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.