Ushtria e Rusisë ka pushtuar Ukrainën, ndërsa në hyrje të Kievit janë parë tanke dhe antiblinda.

Një video amatore që po qarkullon në rrjete sociale shfaq tankun rus i cili shkel mbi një makinë në lëvizj, ku brenda saj kishte qytetarë civilë. Të njëjtën video e ka shpërndarë në Tëitter edhe këshilltari i opozitares Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Në Ukrainë, një tank rus ka kaluar mbi veturën me civilë. Pamje tmerruese. Mendimet e mia janë me njerëzit e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Raportohet se personi që ishte në veturë fatmirësisht ka shpëtuar ndërsa në ndihmë i kanë ardhur qytetarët e tjerë për ta xjerrë trupin dhe për ta dërguar në spital.