Të rinjtë italianë dalin topless në Porto Palermo/ Qytetarja: Ka fëmijë, jemi në siklet!
Kur vijnë për pushime në Shqipëri, të huajt nuk e kanë problem që të ekspozojnë më shumë trupin dhe shpesh herë bëjnë plazh topless. Mirëpo, kjo nuk është shumë e pranueshme për pushuesit shqiptarë, pasi plazhi është publik dhe aty ka shumë familjarë.
Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur shqetësimi i një qytetareje, për disa turistë italianë, të cilët bëjnë plazh topless në Porto Palermo.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, ata rrinë të pashqetësuar në një plazh publik ku duket qartë që rreth tyre ka edhe fëmijë dhe të moshuar.
Qytetarja shkruan:
Pershendetje JOQ! PO JU SHKRUAJ NGA PLAZHI I PORTO PALERMOS PER NJE ANKESE PER TURISTET E HUAJ QE ANKOHEN KUR I LARGOJNE NGA PLAZHET.KEMI GJITHE DITEN QE PO NDIHEMI NE SIKLET ME FEMIJET TANE SEPSE JANE NJA 2 GRUPE ME TE RINJ ITALIANE QE PO E BEJNE PLAZHIN TOPLESS .NUK ARRIJNE TA KUPTOJNE QE KY ESHTE NJE PLAZH PUBLIK APO CFARE??? Edhe dicka pa pike turpi I veshin rrobat e plazhit ne sy te familjareve si meshkuj edhe femra.