Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Gazeta Shqip mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Nikolin Huba, rreth 45 vjeç.

Vendi ku ndodhi ngjarja në afërsi të Shkollës Pyjore është rrethuar nga forca të shumta policie.

Sipas raportimeve të para 45-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.