Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Vorë. Sipas informacioneve të siguruara, nga të shtënat, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi 34 vjeçar me inicialet N.K.

34 vjeçari i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i Plotë

Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.