Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Burim me vendngjarja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjadër të Lezhës, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.
I riu, Dorjan Gjini, bëhet me dije së është nga fshati Balldre, dhe është qëlluar me armë në këmbë për arsye ende të paidentifikuara.
Sakaq, pas të shtënave ai është transportuar menjëherë drejt urgjencës në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Babriel Marku, ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





