FUSHË- KRUJË- Plagosen dy persona. Në fshatin Tapizë, dy persona janë plagosur me armë zjarri. Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj shokut të tij dhe më pas është vetëplagosur. Dyshohet se autori ka qënë në gjendje të dehur në momentin kur qëlloi ndaj shokut e më pas vetes. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.

Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa ka sekuestruar armën e krimit.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.