KAMËZ- Të shtëna me armë në Kamëz! Dosja.al ka mësuar se një person me një motor të pajisur me një kuti, që ngjason me atë që shpërndan porosi kanë qëlluar me armë. Personi në fjalë ka pasur të vendosur kaskë mbrojtëse dhe ka qenë i veshur me të zeza.

Sipas njoftimit paraprak nga Policia e Shtetit, personi në fjalë ka qenë duke qarkulluar në rrugën ‘Donald Trump” në momentin që ka qëlluar me armë. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të plagosur dhe as dëme materiale. Policia është vënë në ndjekje të personit të fjalë, i cili ende nuk është identifikuar.

Njoftimi:

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.