Mesnatën e sotme raportohet se një makinë italiane me targa “bx495cw” ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.
DIBËR- Të shtëna me armë zjarri në Kllobçishtë të Dibrës. Mesnatën e sotme raportohet se një makinë italiane me targa “bx495cw” ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Por në ikje e sipër ka dalë nga rruga, megjithatë është larguar nga zona me sukses. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera, apo nëse ka persona të plagosur.
Por raportohet se më herët, në Maqellarë ka pasur debat mes palëve politike. Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen në fjalë, por raportohet se ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet.





