TIRANË- Mëngjesin e sotëm në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Rasti është denoncuar në polici nga një 42-vjeçar i identifikuar me iniciale R. Z., i cili pretendon se në drejtim të tij teksa ishte në automjet dikush ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Don Bosko’ ndërsa policia po punon për të identifikuar autorin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.