KAMËZ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar edhe në Kamëz, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një 45-vjeçari dhe një 39-vjeçari.

Mësohet se Jetmir Koleci pas një konflikti për motive të dobëta me Ilir dhe Astrit Halilit, ka qëlluar në ajbr për t’i trembur.

Koleci është larguar më pas nga vendngjarja. Nga të shtënat nuk ka të plagosur. Policia ka sekuestruar automjetin tip “Golf” të autorit të dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.