Tenton të arratiset i dënuari për vrasje nga burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin.

Burimet nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se Bledar Selmanaj, i arrestuar si autor i vrasjes në Babicë të Vlorës të Xhuljano Bullarit, pranverën e këtij viti.

ipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar.

Arrestimi i autorit u bë në zonë e “ Ish-Bllokut” në Tiranë ndërkohë mes tij dhe viktimës ka pasur një njohje të mëparshme.

Por kush është Bledar Selmanaj: 39 vjeçari nuk është një person i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është i skeduar nga Policia si autori i një sërë vjedhjesh, për të cilat është dënuar.