Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur sot në Shëngjin.

Deti është tërhequr mbi 20 m.

Ky fenomen është përjetuar me habi nga banorët.

Por nuk ka mbaruar me kaq.

Tërheqja e detit ka bërë që të ‘thahet’ lumi Bunë, raporton Noa.al.

Kurrë më parë niveli i këtij lumi nuk ishte ulur aq shumë.

Pamjet e siguruara nga Noa.al e dëshmojnë këtë fakt. Burimi: Noa.al