Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme verilindjen e Shqipërisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa qyteteve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra larg Pogradecit dhe rreth 60 kilometra nga Elbasani, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash – gjë që shpjegon pse lëkundjet janë ndjerë fort.
Dëshmitarë raportojnë se dridhjet janë ndjerë qartë në Korçë, Pogradec, Prrenjas, Ersekë dhe qytete të tjera të rajonit. Deri në këto momente, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet janë në monitorim të situatës dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin vetëm burimet zyrtare për informacionet më të fundit.






