TIRANA- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në një pjesë të territorit shqiptar. Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter e ka patur epiqendrën e tij në zonën e Burrelit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.
Sipas të dhënave, epiqendra ishte në 12 kilometër në periferi të Burrelit dhe 40 kilometra larg kryeqytetit. Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale.







