Lëkundje tërmeti me magnitude 3.8 balle janë ndier mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër 5 km larg Vlorës dhe 102 km larg Elbasanit, sipas te dhenave paraprake te EMSC.

Sipas EMSC (Qendra Sismeologjike per Mesdheun dhe Europen), thellesia e termetit ka qene vetem 5 km.

Fax News mëson se lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Tepelenë, duke shkaktuar frikë te njerëzit.

Rikujtojmë se shqiptarët e kanë ende të freskët në mëemorien e tyre tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, kur 51 persona humbën jetën në rrënojat e ndërtesave.

Një tërmet me makgnitude 6.4 goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik të madh që nuk do të harrohet kurrë për ata që e përjetuan.

Qytetet me te godituara ishin Durresi, Thumana, Tirana, Kruja, Laci dhe Lezha. Gjithsesi dridhjet e tokes u ndien edhe ne qytete te tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here