KORFUZ- Një tërmet me magnitudë 4.7 u raportua ditëne sotme pranë ishullit të Korfuzit dhe ishujve jonianë në Greqi.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat, tërmeti kishte një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 6:20 minuta këtë mëngjes.

Goditja e tërmetit ka bërë që lekëndjet të ndihen mjaftueshëm edhe në jug të vendit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të shkaktuara.