GREQI- Një tjetër tërmet në Greqi. Një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit. Sipas mediave të huaja, epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera. Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me thellësi fokale 79 kilometra.

Presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas ka folur për “Society Hour MEGA” nëse kjo dridhje sizmike mund të shkaktojë shqetësim.

“Qytetarët të mos shqetësohen, ka qenë në një thellësi të madhe fokale prej 60 kilometrash dhe kur ndodhin këta tërmete lirohet energjia sizmike. Nëse do të kishim një sekuencë sizmike prej 7 Rihter atëherë, mund të kishte pasgoditje. Ne nuk jemi të shqetësuar në këtë thellësi”– tha Lekkas.