Turqi- Gjendja e rënduar shëndetësore e presidentit turk, Tajip Erdogan si dhe anulimi i disa takimeve të planifikuara më herët nga vetë ai ka bërë në që në rrjetet sociale të “shpërthejnë” thashethemet. Disa thonin që presidenti është shtruarn ë spital dhe disa të tjerë se kishte ndërruar jetë.

Lajmi u shpërnda në të jgithë botën, ku mediat më presigjose ndërkombëtare, përfshirë edhe CNN raportuan mbi këtë ngjarje të tillë.

Së fundmi Erdogan u detyrua që të dalë në një deklaratë për mediat për të shuar zërat se kishte ndërruar jetë dhe të tregonte se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qendrojë në detyrë.

Prokuroria ka nisur hetimet për 30 persona në Turqi të cilët përhapën në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur.