BB VIP – Gjatë spektaklit të së martës, Donaldi mori dy surpriza që emocionuan të gjithë. E para ishte një letër nga vëllai i tij binjak, Romeo. Ky i fundit kishte përgatitur një audio mjaft prekëse për të.
“Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur”, shprehej ai mes të tjerash.
Por në fund për të ndryshuar pak atmosferë, Romeo ngacmoi me humor Beniadën. “Dëgjo, thuaj ndonjë fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë o zemra”, i tha Romeo-Donaldit, duke shkaktuar shumë të qeshura te banorët.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme teksa qëndronin jashtë në oborrin e shtëpisë, Donaldit i kujtohen fjalët e të vëllait dhe nis “shkuesinë”.
“Do dalim bashkë kur të ikim nga këtu. E di sa mund ta pëlqesh Romeon. E them vërtetë, e di sa mund ta pëlqesh ti Romeon”, i thotë Donaldi modeles bukuroshe.
“O filloi filloi ky”, dëgjohet duke thënë Beniada, e cila njihet për karakterin e saj të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.





