FIER- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën një person.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Rreth një orë më parë një aksident u regjistrua në Kukës në autostradën Morinë-Milot, ku një person mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Sipas policisë, rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.