Nuk ka Euro 2024 për Rusinë. UEFA ka njoftuar orët e fundit se ka marrë këtë vendim për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

RUSI- Nuk ka Euro 2024 për Rusinë. UEFA ka njoftuar orët e fundit se ka marrë këtë vendim për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Pas përjashtimit nga Liga e Kombeve dhe nga Kupa e Botës, ky është një tjetër vendim i rëndë që vjen për futbollin rus, me organin më të lartë të futbollit në Europë që shkruan.

“Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve për EURO 2024. Arsyeja vjen pas diskutimit që UEFA bëri në shkurt për të përjashtuar të gjitha klubet ruse nga kompeticionet që ata merrnin pjesë, deri në një njoftim të dytë”.