Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Sassuolo, Modena të Italisë. Një 38-vjeçar ka vrarë me thikë gruan, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 e 2 vjeç. Më pas autori vrau dhe veten.

Policia po heton dinamikën e ngjarjes. 38-vjeçari, që besohet se është vrasësi i partneres së tij, dy fëmijëve dhe nënës së saj, punonte në një supermarket në Sassuolo dhe sipas informacioneve të para hetimore është me origjinë tuniziane.

Nëna e fëmijëve të tij, një italiane, ishte e angazhuar në punë pastrimi. Gruaja e vrarë nga partneri i saj, i cili më vonë vrau dhe veten në Sassuolo, kishte edhe një vajzë tjetër më të madhe, nga një lidhje e mëparshme, e cila në kohën e ngjarjes së rëndë ishte në shkollë.

Sipas dëshmive, burri dhe partnerja e tij ishin ndarë prej rreth një muaji. Gruaja dhe fëmijët kishin shkuar të jetonin me nënën e saj. Nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.