Një burrë në Kinën qendrore vrau me thikë shtatë persona, përfshirë shefin e Partisë Komuniste të fshatit, përpara se të hidhej nga një urë, thanë oficerët e policisë.
I dyshuari, i quajtur Gao, vrau me thikë një familje prej pesë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë, në Wuhan të dielën, tha policia në një deklaratë zyrtare.
I dyshuari plagosi për vdekje një kalimtar dhe një shofer taksie ndërsa përpiqej të vidhte një makinë për të shpëtuar. Pasi nuk ja arriti dot t’ia mbathte, u hodh nga një urë mbi lumin Yangtze.
Shefi i partisë së komunës Xiaosi, gruaja, nusja dhe dy nipërit e tij ishin në mesin e të vrarëve, raportoi faqja shtetërore e lajmeve China.org.
Një fëmijë i plagosur u gjet në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital, thanë mediat lokale.
Wuhan është vendi ku COVID-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.
Kina nuk i lejon civilët të mbajnë armë. Shumë krime në dekadat e fundit janë kryet me thikë.
Në shkurt të 2019, një burrë që dyshoi se gruaja e tij e tradhëtonte e goditi për vdekje 8 herë me thikë. Ngjarja ndodhi në një fshat në provincën veriperëndimore Gansu.
Në vitin 2018, një tjetër burrë vrau me thikë nëntë nxënës jashtë një shkolle të mesme në provincën Shaanxi të Kinës veriore.