Tragjedi në Rethymnon, ku një grua u gjet e pajetë në shtëpinë e saj mbrëmjen e së martës 16/05.
Sipas cretalive.gr , një 44-vjeçare nga Shqipëria është gjetur pa ndjenja dhe burri i saj e ka gjetur kur ka hyrë në shtëpinë e tyre. Burri njoftoi menjëherë EKAV-in por ishte tepër vonë.
44-vjeçari nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e aktivitetit kriminal.
Pritet autopsia, e cila do të hedhë “dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së papritur.




