ITALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes në Tivoli të Italisë, ku spitali ‘San Giovanni Evangelista’ është përfshirë nga falkët e zjarrit. Siç raportojnë mediat italiane, 4 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë evakuuar nga objekti dhe janë transferuar. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes për të shuar flakët.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur rreth orës 22:30 në bodrumin e strukturës, duke përfshirë fillimisht morgun, më pas një pjesë të kuzhinave dhe katin e parë, ku ndodhet urgjenca dhe terapia intensive.

Tymi i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye u desh të evakuohej e gjithë struktura. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes.