Po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër-Rrëshen të Mirditës, humb jetën një eletricist dhe dëmtohen dy të tjerë.

Viktima është Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Qendra e votimit npodhet tek godina e ish-shkollës së mbyllur në Kodër-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.

Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.