TIRANË- Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjon Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Më 4 Qershor të 2021-it, ai përjetoi momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.
Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë. Atje ai është pritur nga njëra prej punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.
Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore. Plumbat plagosën edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.
2-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjon Saliaj, 20-vjeç, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues shtetasin A.F. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin. I riu, humbi jetën në spital





