Home Showbiz Tragjike! Ekzekutohet me armë zjarri reperi i njohur. Emri

Tragjike! Ekzekutohet me armë zjarri reperi i njohur. Emri

Është ekzekutuar me armë zjarri një ndër reperët më të popullarizuar në Suedi, Einar, 19 vjeç. Mediet e huaja raportojnë se reperi është qëlluar për vdekje në natën e së enjtes në Stokholm. Lajmi për vdekjen e tij ka nxitur reagime të shumta rreth dhunës së shkaktuar nga bandat rivale të viteve të fundit në shtetin skandinav.

Reperi 19-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nils Gronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe policia dhe deri më tani, sipas Routers, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë çështje.Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, ky rreper u rrëmbye dhe u rrah brutalisht nga bandat rivale.

“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.

Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe shpërblime tjera.

Vitin e kaluar, ai ishte rrëmbyer dhe rrahur nga reperët rivalë që kishin lidhje me një bandë kriminelësh të Stokholmit. Disa persona, përfshirë një reper, janë dënuar me burgim për këtë rast.