Një tmerr të vërtetë ka përjetuar një familje shqiptare në Itali. Fëmija vetëm 4 vjeç mbytet në sy të të atit.

Burime për Noa.al informojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në Edolo të Brescias në Itali.

Djali 4 vjeç, Andrea Direxhai, ishte duke drekuar me babain e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi që po hante, një sallam wurstel.

Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas, por për vogëlushin, ajo që ndodhi ishte fatale.

Ekipet e emergjencës tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por nuk e shpëtuan dot vogëlushin shqiptar.

Pavarësisht se mjekët nxituan t’i nxirrnin copën e ushqimit, përpjekja ishte e kotë pasi vogëlushi qëndroi shumë gjatë pa marrë frymë.

Babai dhe nëna e të voglit, motra 18 vjeçare e Andreas, janë të pikëlluar nga tragjedia.

Teksa ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.