PADOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00 në Padova të Italisë. Një i vdekur dhe dy të plagosur, të gjithë shqiptarë janë gjetur në korridorin e pallatit ku banonin.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital, njëri në gjendje të rëndë. Mediat italiane nuk i kanë bërë me dije identitetet e tyre dhe as rrethanat e ngjarjes, edhe pse paraprakisht bëhet me dije se e gjitha ka nisur me një sherr, që ka përfunduar në një masakër në shkallët e pallatit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar repartet speciale, përveç karabinierëve dhe zjarrfikësve, ndërsa e gjithë zona është e rrethuar. Gjithashtu nuk ka asnjë gjurmë as nga autori i ngjarjes. Pritet që të plagosurit të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin italian.