TIRANË- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Bubullimë në Lushnje. Zjarri në rënë në banesën që jetonin çifti i të moshuarve Kristina dhe Koli Koçi.
Mësohet se nga zjarri ka humbur jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërkohë që bashkëshortja ka arritur që të shpëtojë. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit që i morën jetën të moshuarit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.





