Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në rrugën “Frederik Shiroka” ka humbur jetën prindi i një fëmije në çerdhen nr.35.

Ka dyshime se i ndjeri, një mashkull rreth të 50-ave, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.