Një 24 vjeçar ka humbur jetën në aksident ndërsa nxitonte të festonte Vitin e Ri.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.
Sokol Tasha 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





